Gjenerallejtënant Wendt, një ish- oficer i lartë i Forcave Speciale me përvojë të gjerë në zonat e konfliktit, pritet të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Tiranë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nominuar zyrtarisht Eric Wendt për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA-së në Republikën e Shqipërisë.
Wendt, me origjinë nga Kalifornia, vjen në këtë detyrë diplomatike pas një karriere të gjatë dhe të profilit të lartë në strukturat ushtarake dhe të sigurisë kombëtare amerikane.
Profili akademik
Gjenerallejtënant Wendt zotëron një përgatitje të thelluar akademike në fushën e sigurisë dhe ligjit. Ai ka diplomë Bachelor në Drejtësi dhe Shoqëri nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara; diplomë Master në Çështjet e Sigurisë Kombëtare nga Shkolla Pasuniversitare Detare (Naval Postgraduate School) në Monterey, Kaliforni.
Nominimi është dërguar në Senat për miratim.





