Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të rrëzojë sërish ankimin e ish presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë, në një masë më të lehtë.
Mësohet se Ilir Meta, përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani ofroi dhe 50 mijë euro garanci pasurore për arsye të zbutjes së masës.
Ndërkohë Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë edhe dosjen që u kthye për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë, lidhur me rekursin për masën e sigurisë, ku rekursi i Metës u pranua dhe u kthye për rishqyrtim me një tjetër trupë.
Dokumenta bashkëngjitur





