• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

PD drejt gjykatës për Berishën; kërkohet pezullimi si kryetar dhe ndalimi i kandidimit

April 23, 2026
in Aktualitet, Debat

Një kërkesë zyrtare është depozituar pranë strukturave të Partisë Demokratike që synon pezullimin e Sali Berishës nga posti i kryetarit dhe ndalimin e kandidimit të tij në zgjedhjet e ardhshme për drejtimin e partisë.

Dokumenti, i firmosur nga anëtarja e PD-së Alesia Balliu, i drejtohet Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit. Në të kërkohet konstatimi i përfundimit të mandatit të Sali Berishës si kryetar i PD-së, si dhe komandimi i sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka në detyrën e kryetarit të komanduar deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri.

Në kërkesë gjithashtu kërkohet ndalimi i kandidimit të Berishës për postin e kryetarit në zgjedhjet e 23 majit 2026, duke iu referuar vendimit nr.35 të Kryesisë së PD-së, datë 17 mars 2026.

Kërkesa mbështetet në nenet 46, 48, 50 dhe 54 të Statutit të Partisë Demokratike, ndërsa në tekst thuhet se procesi zgjedhor duhet të zhvillohet në përputhje me rregullat statutore dhe procedurat e brendshme të partisë.

Sipas dokumentit, zgjedhjet për kryetar të PD-së janë përcaktuar të mbahen më 23 maj 2026 dhe janë dhënë udhëzimet për organizimin e procesit zgjedhor.

Mbetet për t’u parë nëse kërkesa do të merret në shqyrtim nga strukturat e Partisë Demokratike. Me gjasë, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, ajo mund të mos shqyrtohet nga PD. Në këtë rast, autorja e saj – e cila shihet si rivale e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit në ambiciet për drejtimin e partisë – pritet t’i drejtohet gjykatës.

Ironia është se ishte pikërisht gjykata ajo që i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës pas përplasjes së tij me Lulzim Bashën. Dhe këtë herë përplasja lidhet me të njëjtin nen të statutit: atë që parashikon largimin e kryetarit të partisë pas humbjes së zgjedhjeve.

Next Post

“Çështja u ndez nga kritikat e një personaliteti ushtarak”! Rama për marrëveshjen e detit: Të dy shtetet kanë rënë dakord që çështja të zgjidhet në Strasburg

VIDEO/ “Beleri përfundoi mirë, u zgjodh eurodeputet nga burgu”! Rama në Greqi sfidon mediat: Disa kryebashkiak të zgjedhur janë burgosur në Shqipëri! Prej janarit 2025 është në burg kryebashkiaku i Tiranës pa gjyq

Berisha është në betejë me gënjeshtrat e veta

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved