• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Perandori” ynë i skenës, “mëkatar” por perandor!

May 11, 2026
in Aktualitet, Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar

Nga Anri Bala

Robert Ndrenika, në atë sallë publikisht perfaqësoi mendërisht dhe shpirtërisht, vehten e tij, njeriun… si duhet te jetë, sepse të gjithë dykëmbëshit një thundrakë janë njerëz. Ka raca të ndryshme majmunësh, që përveç kacavjerrjes dhe imitimit, belbëzojnë, lehin, hungërijnë, madje dhe sokëllijnë, vese të padëmshme… për kafshët.

Njerëzit e vërtetë janë pakësuar shumë e kur bëhet fjalë për habitatin e shqiptarëve të zë frika nga mungesa e madhe e kësaj race, që e ka të shkruajtur në ballë… nuk arrijnë të vlerësojnë veprimin logjik, por jetojnë me shpërthime të instikteve kafshërore.

Perse duhet pluralizmi i mendimit njerëzor, kur mendimi nuk ekziston dhe një mutacion nga martesa e ish diktaturës komuniste me demokracinë, polli “demokomunizmin” me “njerëzit e rinj”, që dhunojnë çdo veprim, që nuk rrjedh si vorbulla e tyre e përroit psiqik.

Robert Ndrenika, eshte ikonë për shqiptarët, “perandor” i skenës dhe ekranit, që akoma është midis nesh, kur shumë nga korifejtë e tjerë nuk jetojnë dhe pothuajse të gjithë e dimë, se soji i tyre, vështirë të përsëritet më në skenat dhe ekranet tona, që janë të mbushur me gjithfarë idioti që hiqet si aktor, doktor, shkencëtar… ku ca të bëjnë për të qeshur e pjesa më e madhe të bëjnë për të qarë.

Kurse Ndrenika nuk ka nevojë për asgjë, as për lavde, dekorata apo fjalë… ai i ka thënë me kohë fjalën e tij, me pavdekësinë e veprave që do të lërë pas, për gjithë “dashnorët” e artit të tij, që pothuajse janë një komb i tërë.

Natyrisht, që do mungojnë filozofët e “asgjës”, që nuk mund ta mohojnë se Roberti ynë ka ushqyer popullin edhe kur ishte në varfëri, por artisti u kishte dhënë një mundësi… të argëtoheshin dhe kënaqeshin sadopak, me lojën artistike të një mjeshtri të madh.

Sistemi i ri e joshi, e afroi dhe shpejt e lëshoi, kur asete si ai, nuk mund të zëvendësoheshin me buratin dhe kukulla parlamentare.

Për mushkat në pazar, Roberti ynë, ishte nga deputetët e parë të pluralizmit dhe ja ku është përsëri, më njerëzor dhe si një vlerë që se fshinë dot as koha dhe as njerëzit shpirtkatran pa “din dhe iman”.

Shumica e tyre e shikojnë si mosmirënjohës e “mëkatarë”, sepse nuk është si ata… nuk shkon tek dera e SPAK të përqafoi dhe puth versënikun e tij, siç bëjnë ca faqezinj parlamentarë dhe ushtarë në kortezhin turpërues 2 herë në muaj, si në një ceremoni përcjelljeje mortore.

Sikur ta bënte një akt të tillë, si disa nga kolegët e tij me të njëjtin kah politik, ky nuk do të ishte mëkat, por një “gjest fisnik” për gjithë urrejtësit e kryetarit të Bashkisë së Tiranës por poshtruese për ikonën Ndrenika! Lehësit e tërbuar, që shumica prej tyre nuk e dinë se ku i bie Tirana, e nuk dinë sa kushton një biletë teatri… do i këndonin ditirambe e do i thurnin poezi, madje do hidhnin edhe fishekzjarre për të festuar e për të glorifikuar gjestin e “madh” për njerëz të vegjël.

Por, urrejtja ndaj Veliajt nuk i lejon ta shikojnë artistin e madh si njeriun e tyre, qoftë si ish deputetin e PD-së në parlamentin e parë dhe të vetëm demokratik elitarë, që nderonte çdo demokrat të vërtetë, në orën zero të tranzicionit, që nuk u bë kurrë!

Sot, kjo demokraci ka mbetur një iluzion i rremë, sepse Ndrenikët ikën, i përzunë, i mallkuan, i larguan… dhe marrin guximin për t’i poshtëruar me ndihmën e turmave amorfe, pa formë dhe fytyrë, që flejnë e zgjohen në rrjetet sociale dhe ëndërrojnë milionat nga qielli, pa ditur të lidhin as ushkurët e mbathjeve të tyre… e për këtë, kritikët e aktit të “përqafimit”, duhet të vënë kujën.

Halli i tyre nuk është përqafimi dhe puthja e Ndrenikës me një djalë të ri, që e konsideron si djalin e tij, por mllefi i pafund për atë që disa herë i’u a ka prishur ëndrrat, duke mos i’u dhënë shanse, që as me dylbi të mos mundin ta shikojnë karrigen e kryebashkiakut të Tiranës.

Kjo urrejtje patologjike, hedhur si “zhgun” nga ca palaço mbi shpatullat e Robertit tonë fisnik, do vazhdoi… deri kur një thundrakët e këtij sekti të kthehen në njerëz./Ekskluzive.al

Next Post

Protesta e opozitës, pranga tre italianëve! Dy prej tyre nuk figurojnë në "TIMS": Dyshohet se janë mercenarë …

VIDEO/ Utqiagvik përjeton “Diellin e Mesnatës”: 84 ditë pa perëndim në Alaskën veriore

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved