• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

April 18, 2026
in Aktualitet, Debat

Pa hapur mirë sytë, pasi dje me të vetën tundi rrënjët e partisë, Elisa sot postoi një foto me plot 8 veta, duke dhënë me pompozitet lajmin e madh se ajo po punon kudo dhe me të gjithë socialistët.

E vërteta qëndron ndryshe. As më pak e as më shumë, Elisa drejton punën e katër a pesë organizatave bazë, diku tek Liqeni i Thatë, një lagje e vogël e Tiranës, dhe postimi i sotëm ishte prodhim “artistik” i një mendjeje të munduar, që nuk po gjen qetësi me veten, sepse nga ç’duket të tjerët në Partinë Socialiste as nuk e kanë më në refene se çfarë bën ajo.

Mes udhëtimeve ndërkombëtare të Edi Ramës dhe protestës së Sali Berishës, diku aty u shfaq edhe fotoja e “lideres” së Liqenit të Thatë me një grup socialistësh 24 karat, që dukeshin të mërzitur e si të marrë me zor. Një postim që mundohej të mbulonte diellin me shoshë, në fakt.

Elisa Spiropali, e dërrmuar pas ikjes nga qeveria dhe nga ëndrra në sirtar për të zëvendësuar Ramën, gjë të cilën e ka ndarë me shumë të huaj, që akoma nuk u ka dalë habia nga deliri i saj, ka ndërmarrë një inkursion imagjinar në radhët e socialistëve.

Ca e ndikuar nga ndonjë këshilltar apo media e përbetuar kundër Ramës, e ca nga karakteri që kurrë nuk e la të kuptonte dimensionin e saj të vërtetë, ka filluar të pretendojë se ka mbështetje tek socialistët dhe më gjerë.

Mjafton të kujtojmë fiaskot e Spiropalit në Ersekë, Pukë, Fushë-Arrëz e Kavajë, për të kuptuar vlerën e saj politike dhe elektorale. Ndaj i duhen postimet me 8 veta dhe mbështetja mediatike e të mërziturve nga pushteti, pasi nuk mund të fshihesh gjatë pas rezultateve të Rakip Sulit e Benet Becit.

Për fatkeqësinë e Elisës, Doktorit apo ndonjë tjetër pretendenti për pushtet, socialistët kanë një zakon të keq: nuk e shesin partinë e Edi Ramës as në ditët më të zeza. Nuk e kanë shitur për Kastriot Islamin e Ben Blushin, që ishin pjella të partisë e politikanë me emër, jo më për “mishra të huaj importi” si Elisa Spiropali.

Megjithatë, duhet pranuar se, krahasimisht me vlerën e saj reale politike, ka bërë një marketim të mirë, duke bërë madje një pjesë të besojnë se ka nisur një lëvizje politike mes socialistëve, ndërkohë që kjo mbështetje nuk ekziston.

Deri në postimin e radhës të Elisës, duhet të merremi me ngushticën e Hormuzit, se na griu çmimi i naftës.

Next Post

Gary Kokalari: Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Balla: Dy fjalë mbi lajthitjen në objekt të Gjykatës Administrative, e cila paska ndërhyrë në kompetencat e organeve të Kuvendit

Përdoret prej dekadash nga policia! Ky është spraji për "ariun" e Berishës që efektivët përdorën në tubimin e PD-së

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved