Duket se protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në një fazë të re, ku debati nuk është më vetëm për kauzën, por edhe për meritat e organizimit të saj.
Në qendër të përplasjes janë dy udhëheqësit e protestës, Altin Goxhaj dhe Arlind Qori.
Tashmë debati është përqendruar mes Altin Goxhajt dhe Arlind Qorit. Goxhaj ka kundërshtuar pretendimet se Qori është organizator i protestave, duke theksuar se organizimi është bërë nga aktivistë dhe shoqata ambientaliste.
“Arlind Qori dhe mediat mashtrojnë! Ai nuk është organizator i protestave as në Zvërnec dhe as në Tiranë. Protestat fillimisht u thirrën nga shoqatat ambientaliste. Qori nuk ishte as fizikisht në protestën përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Thirrësit dhe organizatorët ishin Alben Kola, Luciana Koka dhe Klajdi Bello.
Asnjëri prej tyre nuk është pjesë e Lëvizjes Bashkë. Mos i dekurajoni protestuesit duke i etiketuar politikisht. Protesta është e të gjithëve, pa asnjë parti politike!”, shkruan Altin Goxhaj.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndikojë në vazhdimësinë dhe organizimin e protestave të ardhshme.


