• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Prokurori, Pelikani i Zvërnecit dhe 4.5 miliardët e investimit

June 1, 2026
in Blog

Nga Baton Haxhiu

Një vend që për tridhjetë vjet kërkoi investitorë nëpër botë, sot po i tremb në emër të pelikanëve, populizmit dhe një padijeje që e ka më të lehtë të ndalojë zhvillimin sesa ta kuptojë atë.

Mos e ndërtoni Shqipërinë. Lëreni ashtu siç ishte. Me qytete pa qendra, me lumenj të trajtuar si kanalizime, me male të prerë pa mëshirë, me plazhe të mbushura me mbetje, me sheshe ku nuk ndodhte asgjë dhe me një estetikë që shpesh i ngjante më shumë një Kandahari ballkanik sesa një vendi që ëndërronte Europën. Mos sillni investitorë. Mos sillni arkitektë. Mos sillni markat më të mëdha të hotelerisë botërore. Mos sillni projekte që mund të ndryshojnë ekonominë e një rajoni të tërë. Sepse sa herë që Shqipëria afrohet me një mundësi të madhe, shfaqet menjëherë një pjesë e saj që trembet. Trembet nga zhvillimi. Trembet nga ndryshimi. Trembet nga ideja se ky vend mund të bëhet diçka më shumë sesa ka qenë.

Kjo është arsyeja pse ajo që po ndodh me Zvërnecin nuk është histori për një resort. Nuk është histori për një kompani. Nuk është histori as për një protestë. Është histori për Shqipërinë që ende nuk ka vendosur nëse do të jetojë në të ardhmen apo në nostalgjinë e problemeve të saj.

Kam dëgjuar shumë njerëz këto ditë të flasin për pelikanë, breshka, gardhe, Izraelin, Emiratet, Katarin dhe çdo teori tjetër konspirative që prodhohet me shpejtësi marramendëse sa herë që në Shqipëri shfaqet një projekt që tejkalon imagjinatën e zakonshme të debatit publik. Kam parë njerëz që nuk dinë ku fillon dhe ku mbaron Zvërneci të flasin si ekspertë të lagunës. Kam parë njerëz që nuk kanë mbjellë një pemë në jetën e tyre të japin leksione mbi biodiversitetin. Kam parë njerëz që nuk kanë krijuar një vend pune të japin leksione mbi zhvillimin ekonomik. Dhe ndërsa gjithë kjo zhurmë rritet, pyetja më e rëndësishme humbet.

Çfarë janë 4.5 miliardë euro për Shqipërinë?

Për shumë njerëz kjo tingëllon si statistikë. Për pjesën tjetër të botës është një shifër që ndryshon ekonomitë e rajoneve të tëra. Janë para për të cilat vendet luftojnë. Janë investime për të cilat kryeministra, presidentë dhe familje mbretërore kalojnë vite në negociata. Janë investime që Serbia do t’i pranonte nesër në mëngjes. Janë investime që Mali i Zi i ka kërkuar për vite të tëra. Janë investime që Kroacia i ka kthyer në industri kombëtare. Janë investime mbi të cilat Greqia ndërtoi dominimin e saj turistik në Mesdhe. Vetëm Shqipëria ka shpikur një model të ri. Fillimisht investimi shpallet kërcënim. Pastaj shpallet skandal. Pastaj shpallet komplot. Dhe në fund habitemi pse kapitali zgjedh fqinjët.

Ka diçka tragjike në këtë histori. Sepse Shqipëria e sotme duket sikur ka harruar shumë shpejt nga ka ardhur. Shqipëria e para njëzet apo tridhjetë vitesh nuk ishte Shqipëria që shohim sot. Ishte një vend ku qytetet nuk kishin identitet, ku qendrat urbane ishin hapësira të braktisura, ku askush nuk fliste për estetikë, ku pyjet priteshin pa kufi, ku lumenjtë trajtoheshin si deponi dhe ku fjala zhvillim nënkuptonte vetëm beton pa vizion. Kishte zona të tëra që të krijonin ndjesinë e vendeve të rrënuara nga lufta dhe jo të një shteti që kërkonte të hynte në Bashkimin Europian.

Pikërisht në këtë Shqipëri u shfaq Edi Rama.

Mund ta duash ose jo. Mund ta votosh ose jo. Mund të mendosh se ka gabuar në shumë gjëra. Por askush nuk mund të mohojë se ai e kuptoi diçka që politika shqiptare nuk e kishte kuptuar për dekada. Se zhvillimi nuk është vetëm ekonomi. Zhvillimi është edhe estetikë. Është mënyra si duket një qytet. Është mënyra si e sheh veten një komb. Është mënyra si një i huaj e kujton Shqipërinë pasi largohet prej saj.

Shumë pak njerëz e kuptojnë sa energji intelektuale, sa durim diplomatik, sa sharm personal, sa humor, sa aftësi bindëse dhe sa dashuri për këtë vend kërkohet për t’ia shitur Shqipërinë investitorëve globalë. Ata nuk vijnë këtu sepse kanë mall për Adriatikun. Nuk vijnë sepse duan t’i bëjnë nder Shqipërisë. Ata vijnë vetëm kur binden se përballë tyre kanë një vend që e di ku po shkon. Kjo është arsyeja pse investime të tilla nuk lindin nga një email dhe as nga një prezantim. Ato ndërtohen me vite. Me takime. Me bindje. Me reputacion. Me histori personale. Me marrëdhënie. Me besim.

Dhe pikërisht kur ky besim është ndërtuar, kur projekti ndodhet në momentin më delikat të ekzistencës së tij, kur mediat greke po e ndjekin me kënaqësi çdo pengesë që i del Shqipërisë përpara, kur rivalët rajonalë do të donin ta shihnin këtë investim të largohej, shteti shqiptar zgjedh të japë sinjalin më të keq të mundshëm.

Askush nuk thotë të mos hetohet. Askush nuk thotë të mos kontrollohet. Askush nuk thotë të mos zbatohet ligji. Por ekziston një diferencë e madhe mes drejtësisë dhe mungesës së instinktit shtetëror. Pas tre vitesh procedura, pas tre vitesh negociata, pas tre vitesh studime dhe pritshmëri, të zgjedhësh pikërisht këtë moment për të bllokuar llogaritë e kompanisë nuk është vetëm veprim juridik. Është mesazh politik, ekonomik dhe psikologjik.

Investitorët nuk lexojnë dosje. Ata lexojnë sinjale.

Dhe sinjali që del nga Shqipëria sot është brutal. Se mund të kalosh vite duke ndërtuar besim dhe një mëngjes të zgjohesh përballë pasigurisë. Ky është ai lloj aktivizmi burokratik që ngatërrohet me shtetin. Ai lloj triumfi i vogël administrativ që harron se përtej një firme ekziston reputacioni i një vendi. Sepse një prokuror mund të bllokojë një llogari me një vendim. Por ai nuk mund të ndërtojë një resort. Nuk mund të sjellë një investitor. Nuk mund të bindë një fond global. Nuk mund të krijojë mijëra vende pune. Nuk mund të ndërtojë reputacion ndërkombëtar.

Kjo është arsyeja pse sot në Athinë ka njerëz që buzëqeshin. Në Beograd ka njerëz që gezohen. Në Zagreb ka njerëz që fërkojnë duart. Në Podgoricë ka njerëz që cmenden nga dëshira e protestës. Sepse çdo investim që largohet nga Shqipëria është një investim që kërkon një adresë tjetër.

Dhe ndërsa fqinjët konkurrojnë për kapitalin global, ne vazhdojmë të debatojmë nëse duhet të kemi frikë nga vetë zhvillimi.

Ndoshta problemi nuk janë 4.5 miliardët.

Ndoshta problemi është se ende nuk kemi vendosur nëse duam të jetojmë në Shqipërinë që ëndërrojmë apo në Shqipërinë që kemi zakon.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved