• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Prona si mjet fitimi, jo strehimi. A po kërcënon tregu i qirasë strehimin?

May 11, 2026
in Sociale

Prej më shumë se një viti norma e inflacionin po luhatet në kufijtë e 2-2.5%, një tregues që është brenda objektivit. Por ajo që të bën përshtypje në këtë tregues është fakti se peshën kryesore e mban inflacioni në tregun e qirave. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë këtë tendencë, e cila në disa muaj është dyfishuar.

Por çfarë po ndodh me tregun e qirave? Kohët e fundit ka një tendencë në rritje të kthimit të banesave për strehim në prona për fitim, konkretisht për përdorim turistik. Të dhënat flasin se janë afro 26 mijë apartamente që jepen me qira ditore, pra në “AirBNB”.

Arta Sino, sipërmarrëse në fushën turistike, thotë se tregu po deformohet.

“Tregu ka pësuar deformime. Nuk janë 26 mijë apartamente, por janë më shumë se 30 mijë të tilla që ofrojnë shërbimin “AirBNB” për turistët. Mund të them me bindje që këtë lloj biznesi po e bëjnë amatorët, që thjesht kanë një buxhet të caktuar. Ndërkohë që ky është deformim i tregut pasi strukturat akomoduese, hotelet paguajnë taska, trajnojnë stafin, për të ofruar shërbimin e duhur”, tha Sino gjatë një interviste në “E-ZONE”.

“Kjo është një konkurrencë e pandershme dhe jo e shëndetshme, pasi tregu i qirave afatshkurtra është ende i paformalilzuar. Ndaj ka vend për të rregulluar tregun, pasi sektorë të rëndësishëm të ekonomisë siç është turizmi në asnjë vend të botës nuk janë konsoliduar me banesat që jepen me “AirBNB”, por me investimet në hotele”, tha Ergis Sefa, ekspert ekonomie gjatë një interviste në Vizion Plus.

Teksa prona po shihet më shumë si mjet fitimi dhe jo strehimi, kush po fiton dhe kush po humbet më shumë në këtë realitet?

“Janë një grup njerëzish të cilët kanë fonde dhe blejnë apartamente për t’i dhënë ato me qira afatshkurtër apo afatgjatë. Këta individë po fitojnë. Por në finale janë me mijëra ata qytetarë të cilët po e kanë çdo ditë e më të pamundur blerjen e një banesa për strehim”, tha Ergis Sefa.

“Kjo nuk është një ofertë e shëndetshme për tregun turistik, pasi në finale po vijojmë të ofrojmë një treg të lirë dhe për rrjedhojë po na vijnë turistë të lirë që nuk shpenzojnë. Ne nuk kemi nevojë për turistë të tillë, po tentojmë të shkojmë drejt një turizmi elitar”, tha Arta Sino në Vizion Plus.

Disa qytete të mëdha turistike në Europë, siç janë Barcelona apo Parisi kanë marrë masa kufizuese për banesat që jepen me qira ditore, pasi po ndikojnë në papërballueshmërinë e strehimit.

Ndërkohë që kjo temë është kthyer edhe në një debat mes vet Komisionit Europian, i cili po sheh mundësinë e akomodimit të problemeve që po shkakton qiraja afatshkutër.

Next Post

Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Është i papranueshëm! Nuk më pëlqen fare

Atalanta turpëron 2-3 Milanin në ‘San Siro’, tifozët e kuqezinjve braktisin stadiumin në shenjë proteste! Në rrezik zona Champions

Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved