• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Robotët humanoidë vijnë në Ballkan, Serbia merr 1 miliard euro investime nga Kina, hapen mbi 1,650 vende pune

May 28, 2026
in Diaspora

Serbia ka siguruar 953 milionë euro investime të reja nga kompanitë kineze, në një nga marrëveshjet më të mëdha ekonomike të viteve të fundit për Beogradin. Lajmin e bëri të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së tij zyrtare në Kinë.

Ajo që bie më shumë në sy është fakti se një pjesë e investimeve do të shkojnë për teknologji të avancuar dhe inteligjencë artificiale. Sipas Vuçiç, faza e parë nis që në korrik me prodhimin e robotëve humanoidë, ndërsa më pas do të ndërtohen qendra trajnimi dhe “fabrika të të dhënave” për këto sisteme.

Investimet do të shpërndahen në disa qytete të Serbisë, nga Nishi deri në Novi Sad, ndërsa projektet pritet të hapin të paktën 1,650 vende të reja pune.

Marrëveshja më e madhe është ajo me kompaninë kineze të gomave Linglong, që do të investojë 566 milionë euro në fabrikën ekzistuese në Zrenjanin dhe do të hapë 400 vende të reja pune.

Edhe gjiganti i pjesëve të makinave Minth Group ka firmosur dy kontrata të mëdha: 135 milionë euro investim në Loznicë me 600 vende pune dhe 91 milionë euro të tjera në Shabac me 220 punësime të reja.

Kompani të tjera kineze do të investojnë në industrinë automobilistike, automatizim dhe teknologji prodhimi në disa qytete serbe.

Ky zhvillim vjen vetëm pak muaj pasi në shkurt kompania kineze Agibot njoftoi planin për të nisur prodhimin serial të robotëve humanoidë në Serbi gjatë viteve 2026-2027. Kompania kishte deklaruar se bashkë me partnerin e saj strategjik Minth Group synon të prodhojë fillimisht mes 1 mijë dhe 2 mijë robotë humanoidë në Serbi.

Drejtori për Europën i Agibot, William Shi, tha atëherë se Serbia mund të kthehet në një qendër të rëndësishme europiane për këtë teknologji, ndërsa Vuçiç deklaroi se vendi synon të ketë deri në vitin 2030 rreth 50 fabrika ku njerëzit dhe robotët do të punojnë bashkë

Sot në Serbi operojnë rreth 2 mijë kompani me kapital kinez. Vetëm 37 kompanitë më të mëdha kineze kanë investuar deri tani rreth 7.7 miliardë euro dhe punësojnë mbi 40 mijë njerëz.

Kina është kthyer në një nga partnerët ekonomikë më të rëndësishëm të Serbisë, jo vetëm në industri, por edhe në projekte të mëdha infrastrukturore. Dy vendet kanë hyrë edhe në marrëveshje të tregtisë së lirë që prej korrikut 2024.

Next Post

Lufta/ SHBA nisin bastisje në Iran, Pasdarandët hakmerren: Goditëm bazën ushtarake amerikane

Krimet pa ndëshkim të Sali Berishës! Dëshmitë për masakrën zgjedhore të 26 majit: Si u rrëmbye Kiço Londo nga SHIK? Koçi: U derdh gjak nga regjimi fashist i Berishës! Nesturi: Policia hiqte me dhunë komisionerët e PS

Masakra zgjedhore e 26 majit 1996, Rama: Një datë që flet për dy botë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved