• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje kundër Berishës për SPAK-un: Ka lidhje me krimin e organizua

May 10, 2026
in Aktualitet, Debat

Akuzave publike të Sali Berishës për lidhje me eksponentë të njohur të botës së krimit, ish-deputeti Ervin Salianji i përgjigjet me vetëm një argument: ‘Ke frikë nga gara’. I ftuar në Albania NewsCast me Arbër Hitaj, ish-deputeti Salianji thotë se Sali Berisha ka uzurpuar Partinë Demokratike dhe po e përdor atë vetëm për interesin e tij personal. Kujdeset t’i kujtojë edhe non gratën nga Britania e Madhe, e cila e ka sanksionuar Berishën për lidhje me krimin e organizuar dhe e pyet publikisht se përse nuk thotë asnjë fjalë për biznesmenin në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi.

“Berishës i intereson vetëm pushteti personal. E ka pronë. E përdor për llogari të vet. Ai thotë më hyrë këtu, të gjuaj me armë. Janë kufij këtu, ç’punë ke ti tek kufiri im. Nëse Berisha do të vazhdojë me këtë narrativë shpifje do ti përgjigjem me fakte. I kam publikuar vendimin e Britanisë ku sanksionohet si i lidhur me krimin. I kam nxjerre dosjen e GJKKO dhe SPAK që nuk përmend dosjen e Agasit”, thotë Salianji.

Salinji hedh poshtë akuzat se ka drekuar me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, duke thënë se i vetmi që ka lidhje me regjimin e Edi Ramës është vetë Sali Berisha. “Sali kolltuku ka futur nje lloj flame politike, atë qe bënte sigurimi i shtetit e bën ky, ishte ulur me ketë, hante drekë me këtë. Ç’pune kam unë. I vetmi që takon Ballën, Ramën ku di unë, është Berisha, se janë në një regjim. Ky përfiton se mban partinë pa mbështetje, ky rri në pushtet. Për reformën territoriale po dalin hapur. Nuk kam pas dhe s’kam si të kem, se s’më lidh gjë me Ballën. Për ca me duhet Balla mua. I ka mbet këtij, ngaqë nuk e përballon dot Ballën politikisht, i duket personazh Balla. Balla nuk zgjidh dot hallet e veta me qeverinë. Unë kam takuar bandën e Elbasanit, Durrësit. Shkodrës. Çdo njeri që kam takuar deri në nëntor 2025 I kam takuar me porosi të Berishës dhe për llogari të berishës. Po të jetë burrë të dal unë e ti them kë kemi takuar. Kur me thotë kryetari tako x apo y, unë se di se nuk marr dëshmi penaliteti, por te gjithë i kam takuar prej Sali Berishës, nëse ka pasur ndonjë problem mbrapa”, thekson Salianji.

Ndonëse Berisha nuk e lejoi të futet më garën e 23 majit, Salianji këmbëngul se në këtë betejë është futur për të marrë drejtimin e PD dhe se do ta bëjë përmes votës. “Saliu kolltukun thotë ‘jam hero’, hero thonë këta, rrinë si skllav. Po bëj një betejë për të ndryshuar një mendësi 36-vjeçare dhe betejën e bëj për të drejtuar PD, ndryshe nga çdo personalitet politik që ikën nga partia kur nuk i japin funksion, isha drejtues politik, anëtar kryesie. Unë s’e kam problemin për të gjetur pozicion. Qëllimi ishte si PD të jetë fituese, alternativë për të sjellë rotacion. Nuk gjej një njeri që nëpër tryeza, tavolina të mos thotë të njëjtat gjëra që them unë në publik. Unë jam në betejë për të marrë PD, do të jem aty dhe do ta marr me votë. Duhet të ndryshojmë sot, se në pak më shumë se një vit do jemi në zgjedhje lokale dhe unë dua ta shmang që PD të shkojë në një katastrofë”, vijon Salianji.

Por, çfarë ka arritur Salianji deri më tani me betejën përballë Salikolltukut, siç ai e cilëson?
“Është ndërtuar një perceptim që kjo pjesa e politikës së vjetër të bën dëm të të gjitha llojeve dhe përmasave. E kanë treguar që e bëjnë. Nuk më janë afruar mua. Kam parë shumë si ky, kam mbajtur shumë në vite dhe s’më thonë asgjë këto që të më krijojnë ndonjë ndjesi frike. Ndryshe nga cilido personazh që mund të ketë pasur përballë, mua s’më shantazhon dot, as kërcënon dot, as më blen dot dhe këtë ai e di, prandaj flet budallallëqe”, përgjigjet Salianji.

Ish-deputeti thotë se Berisha e ka të qartë se nuk e shnatazhion dhe as nuk e blen dot, prandaj k akrijuar një narratiuvë me trillime ndaj tij. Pyetjes nëse ka frikë se i rrezikohet jeta, Salianji i jep këtë koment. “Është ndërtuar një perceptim që kjo pjesë e politikës së vjetër të bën dëm të të gjitha llojeve dhe përmasave. E kanë treguar që e bëjnë. Nuk më është afruar mua. Kam parë shumë si ky, kam mbajtur shumë në vite dhe s’më thonë asgjë këto që të më krijojnë ndonjë ndjesi frike. Ndryshe nga cilido personazh që mund të ketë pasur përballë, mua s’më shantazhon dot, as më kërcënon dot, as më blen dot dhe këtë ai e di, prandaj flet budallallëqe.”

Ish-deputeti sqaron edhe akuzat që Sali Berisha ka artikuluar lidhur me Fatmir Xhafën, sipas të cilit Salianji ka dalë nga burgu dhe I ka kërkuar mendim nëse duhet të firmosë një deklaratë që për tu liruar nuk do ta vrasë ish-ministrin e Brendshëm. “Nëse kam plan për të vrarë dikë, pse të shkoj t’ia them Berishës? Që t’i marrë eksperiencë? Pastaj si mund të thotë gjykata deklaro që s’do vrasësh njeri? Si mund të qëndrojë kjo?”, thekson ai.

Intervistën e mbyll me këtë mesazh për Berishën: “Mirë është të tërhiqet dhe të lërë PD të ringrihet. Politikisht po i thoja: prano garën, vendos rregullat dhe nëse fiton në garë, ke bërë vetë listat e zgjedhjeve, pse ke frikë të bësh garë? Pse zbythesh? Dil në garë meqë je i fortë. Ta shohim sa mbështetje ke?”.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved