Reforma në Drejtësi është një proces i pakthyeshëm, deklaroi kryeministri Edi Rama duke siguruar se shumica e tij nuk do të lejojë cenimin e këtij procesi sado I dhimbshëm të jetë. Këto komente zoti Rama i bëri në fjalën e tij në sesionin hapës të Kongresit botëror të Ligjit, I cili do të mbahet vitin e ardhshëm në vendin tonë.
***
Nëse shoqata botërore e juristëve zgjodhi Tiranën për të organizuar në 2027 kongresin e saj, për kryeministrin Edi Rama, arsyeja duhet gjendur pikërisht te reforma në Drejtësi që vendi ndërmorri që nga viti 2016.
Dhe pikërisht kësaj reforme ai i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës që mbajti në sesionin hapës, duke u ndalur te garancitë ndaj procesit.
“Një dekadë tanimë ka kaluar, një dekadë tjetër ka nisur dhe procesi vazhdon, por në ndërkohë ajo çka duhet të garantohet në mënyrë të palëkundur, është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta ndryshojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik”,- tha Rama.
Kryeministri I cili në disa raste është përfshirë dhe në replika të drejtpërdrejta, pa kursyer dhe kritika ndaj institucioneve të drejtësisë, ka pranuar megjithatë se ato nuk mund të ndërtohen brenda ditës, prandaj sfida tij është që
“Krijimi i një sistemi që e bën pastaj të pamundur arbitraritetin i cili edhe sot që flasim, është i kudondodhur në sistemin tonë shtetëror përfshirë edhe sistemin e drejtësisë dhe e bën të pamundur krijimin e niveleve të ndryshme në raport me kërkesën e ligjit”,- tha Rama/
Për Ramën procesi është i pakthyeshëm e sipas tij garanci shtesë për këtë është dhe Bashkimi europian me të cilin Shqipëria është në bisedime për anëtarësim.
Reforma në drejtësi e vitit 2016 ishte në qendër të fjalës edhe të Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu. Sfida për të nuk është është vetëm ndërtimi i institucioneve, por ruajtja e besimit tek ato.
“Shqipëria përfaqëson diçka që sot nuk është e zakonshme: vendosmërinë për të reformuar veten. Drejtësia nuk ndërtohet fshehurazi. Ajo ndërtohet në sytë e publikut dhe përmes besimit të ti”,- tha Rama.
Ndërkohë duke folur përpara qindra të pranishmëve Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades foli për sfidat botërore të drejtësisë duke ngritur alarmin se kohërat që po jetojmë janë të vështira!
“Brezi ynë përballet me një situatë më komplekse, ku duket se autokracitë tashmë po bëhen funksionale dhe emokracitë po lodhen. Njëri është aksesi tek e vërteta. Gjyqtarët po sulmohen kudo, edhe nevendet demokratike, dhe gjeja tjetër është polarizimi, ndonjëherë ne nuk po shohim kundërshtarë po shohim armiq”,- tha Javier Cremades, Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve.
Një botë e qeverisur nga ligji, jo nga forca është motoja që ka udhëhequr që nga viti i lindjes së saj në 1963, Shoqatën Botërore të Juristëve, që do të mblidhen në prillin e 2027 në Tiranë!


