• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shoqata e Prokurorëve: Të shqetësuar për gjuhën e urrejtjes dhe të përçmimit ndaj magjistratëve në media! Mbyllet me një kërcënim diplomatik: E vendosur të ndërmarrë çdo hap ligjor për të mbrojtur integritetin, figurën dhe vlerat e magjistratëve!

April 16, 2026
in Aktualitet, Debat

Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur në drejtim të magjistratëve në media dhe jo vetëm..

Në një postim në rrjetet sociale, shoqata thekson se kjo cenon integritetin profesional të magjistratëve dhe dëmton besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me përdorimin e përsëritur të gjuhës së urrejtjes dhe të përçmimit ndaj magjistratëve në hapësirën publike dhe mediatike.

Në një shoqëri demokratike, media, së bashku me aktorë të tjerë të jetës publike, përbëjnë shtylla themelore në garantimin e transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut.

Megjithatë, përdorimi në disa raste i medias dhe i platformave publike për të shënjestruar dhe linçuar figurën e magjistratit, përmes fyerjeve, aludimeve dhe shpifjeve, deri në forma të përndjekjes publike, përbën një praktikë abuzive dhe të papranueshme.

Qasje të tilla cenojnë integritetin profesional të magjistratëve dhe dëmtojnë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, duke prekur drejtpërdrejt interesin publik dhe themelet e shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve vlerëson dhe mbështet plotësisht lirinë e shprehjes dhe rolin thelbësor të medias në një shoqëri demokratike, përfshirë të drejtën për të evidentuar problematika dhe për të shprehur kritikë ndaj sistemit të drejtësisë, edhe kur kjo është e fortë.

Megjithatë, është thelbësore që kjo kritikë dhe çdo debat lidhur me sistemin e drejtësisë të zhvillohet mbi bazën e fakteve dhe argumenteve, e të mos zëvendësohet nga sulme personale ndaj magjistratëve.

Në këtë drejtim, Shoqata e Prokurorëve u bën thirrje aktorëve të jetës publike dhe mediave të distancohen nga gjuha e urrejtjes dhe çdo formë intimidimi në diskursin publik, si dhe të kontribuojnë në respektimin e etikës dhe standardeve profesionale, duke vendosur në qendër interesin publik.

Në përmbushje të misionit të saj për mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, Shoqata e Prokurorëve shpreh mbështetjen e plotë për çdo magjistrat që përballet me sulme të tilla dhe mbetet e vendosur të ndërmarrë çdo hap ligjor për të mbrojtur integritetin, figurën dhe vlerat e magjistratëve në Republikën e Shqipërisë.

Next Post

Kallëzimi nga ‘Nasta Pëllumbi’, Ndreca: Narrativa penale ndaj Veliajt u ndërtua nga një person inekzistent! Hetimi s’kishte si qëllim të "peshkonte" të vërtetën

VIDEO/ "Perla" e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete?!

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Giorgia Meloni në 'Palazzo Chigi' në Romë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved