• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shtetarë të shokuar, por të gjunjëzuar para “kamikazëve” të rrugëve me makina të kushtueshme pa punuar askund!

May 4, 2026
in Aktualitet, Kronike

Ngjarja horror e ndodhur dje në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, ka tronditur edhe një herë shoqërinë shqiptare.

Një tronditje që përsëritet pothuajse çdo javë, ku drejtues kamikazë mjetesh marrin jetë të pafajshme – fëmijë dhe të rritur që nuk kanë asnjë faj.

Sot, të ecësh në rrugët tona është bërë e frikshme. Është thuajse e pamundur të mos përballesh me disa aksidente në ditë. Është e pamundur të mos ndihesh i rrezikuar, kur shoferë të papërgjegjshëm të afrohen dhe të qëndrojnë ngjitur pas makinës, duke vënë në rrezik jetën tënde dhe të të tjerëve.

Rastet janë të përditshme, ndërsa masat ndaj këtyre “kamikazëve” janë thuajse zero.

Policia rrugore, me gjithë respektin, duket e dorëzuar përballë kësaj maskarade të përditshme.

Qëndrimi i policisë rrugore, teksa fshihen pas pemëve me radar në dorë apo pas kthesave, është një shëmti e pastër që nuk shërben aspak për parandalimin e ngjarjeve të tilla kriminale, por vetëm i shton ato.

Kjo qasje i kthen kontrollet në një mjet përfitimi financiar, duke ushqyer korrupsionin, shtuar aksidentet dhe rastet fatale.

Para disa javësh, drejtori i ri Skënder Hita kërkoi që makinat të mos ndalohen, por të përdoret teknologjia. Në dukje, një masë e duhur, por kontrolli me mjete civile në autostrada mbetet një emergjencë.

Ndërsa të gjithë janë të shokuar nga ngjarja e Durrësit, politikanët që duhet të ngrenë zërin për masa konkrete ligjore, duken më të shqetësuar për pamjet që publikohen.

Sikur të ishin kaq të shqetësuar për mosrespektimin e rregullave, sot do të kishim më pak pamje tragjike në media.

Ndërkohë që sezoni veror ka nisur para kohe, me një rritje të ndjeshme të turistëve në Shqipëri, policia duhet të ngrihet në këmbë në të gjitha akset rrugore për të garantuar jetën e qytetarëve dhe të vizitorëve.

Sot, akset kombëtare në Shqipëri janë kthyer në skena krimi, ndërsa të gjithë duken të gjunjëzuar përballë këtij fenomeni.

Shtetarët duhet t’i kthejnë fjalët e Facebook-ut në vepra konkrete, për të garantuar jetën e qytetarëve që i kanë votuar dhe u kanë besuar drejtimin e vendit.

Next Post

Manjani: Pse kallëzuesit anonimë nuk mund të jenë shkak për procedime penale

Pse aksidentet me vdekje për shkak të alkolit, te vijat e bardha apo shpejtësisë "raketë" duhet të gjykohen si vrasje me dashje?

Rama mesazh nga Armenia për tragjedin në Durrës! Qytetari i'a pëplas në fytyrë: Ju nuk jeni prift por KM! Na mbroni fëmijët nga vrasësit që përdorin si armë makinën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved