• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Studio ligjore amerikane Kasowitz: Zbulimi i anonimes “Nasta Pëllumbi”, provë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze mbi themelin e hetimit ndaj Veliajt

April 14, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Studio ligjore amerikane, Kasowitz, ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare, lidhur me çështjen hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e quajtur shqetësues faktin e zbulimit të një tjetër denoncimi anonim, mbi të cilin ka nisur hetimi ndaj kryebashkiakut.

Kasowitz shprehet e shqetësuar për denoncimin anonim që mban emrin “Nasta Pëllumbi” (pas Nesti Angonit), dhe e cilëson atë një provë shqetësuese për themelin e hetimit të Veliajt. Sipas studios ligjore, fillimi i hetimit ndaj Veliajt i atribuuohet dy individëve fiktivë që nuk ekzistojnë, ndërkohë që pretendimet e tyre janë të pambështetura dhe të pabesueshme.

“Hetimi ndaj Veliajt u nis mbi një premisë thellësisht të dyshimtë. Ky është shqetësim serioz mbi procesin e rregullt ligjor dhe integritetin e ndjekjes penale”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e studios ligjore Kasowitz:

Materialet e marra pas një urdhri gjykate sugjerojnë se hetimi është nisur mbi bazën e pretendimeve anonime të paverifikueshme të atribuara individëve që nuk ekzistojnë

Pas një urdhri gjykate që i kërkonte Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që më në fund t’i japë kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj akses në provat kundër tij, materialet e zbuluara së fundmi përmbajnë prova shqetësuese që ngrenë pikëpyetje të thella mbi themelin e të gjithë ndjekjes penale.

Sipas materialeve të zbuluara, hetimi i SPAK duket se është nisur mbi bazën e pretendimeve anonime të atribuuara dy individëve të identifikuar si “Nesti Agoni” dhe “Nasta Pëllumbi”, asnjëri prej të cilëve nuk figuron në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Shqipërisë.

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj në Shqipëri, dha deklaratën e mëposhtme lidhur me materialet e reja të zbuluara:

“Këta sinjalizues të pretenduar janë emra të sajuar individësh fiktivë, dhe pretendimet që u atribuohen atyre janë të pambështetura dhe në thelb të pabesueshme. Ky zbulim shqetësues sugjeron më tej se SPAK ka nisur një ndjekje penale të rëndësishme ndaj një kryetari në detyrë mbi një premisë thellësisht të dyshimtë dhe pretekstuale, duke theksuar shqetësime serioze mbi procesin e rregullt ligjor, integritetin e ndjekjes penale dhe sundimin e ligjit.”

Çështja ka tërhequr vëmendje gjithnjë e më të madhe ndërkombëtare, me vëzhgues që ngrenë shqetësime më të gjera mbi procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.

Deklarata në anglisht: https://www.prnewswire.com/news-releases/kasowitz-reports-that-court-ordered-disclosure-in-albania-raises-serious-questions-about-basis-for-spaks-case-against-tirana-mayor-erion-veliaj-302741073.html

Next Post

Disa fakte për SPAK-un: "Biznesmeni"që e morën peng është bosi i call centrave Florian Sula! Pse policia duhet t’i arrestojë të gjithë për aktivitet kriminal?

“Çunat” e BKH-së po “influencojnë” edhe krimin e rëndomtë: Pse po keqpërdoret emri i ”FBI”-së shqiptare?

A rrëzohet Rama si Orban? Rakipi-Salianjit: Ty të thotë Berisha “ik qërrohu”! Ai do ta marrë PD-në me vete në vdekje, ti ç’kërkon?!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved