• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tallje publike, SPAK hesht! Zvarritet gjyqi për aferën Partizani: Mungon avokati i Bektashit, shtyhet seanca më 8 Qershor!

May 20, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Pritej me shumë interes dëshmia e ish ministrit të sportit në vitet 2007-2009, Ylli Pango, në procesin e aferës “Partizani”, por seanca në GJKKO dështoi. Shkak u bë mungesa e avokatit të ndërtuesit Fatmir Bektashi, i pandehur si ortak i Jamarbër Malltezit.

Pango, por edhe ish vartësja e tij si drejtoreshë e sporteve në dikaster, Violeta Shqevi, tashmë do të duhet të vijnë në seancë tjetër për të dhënë sqarime se pse e ndryshuan disa herë ligjin për “Sportin” derisa u qep si kostum për planin e Malltezit për të ndërtuar 19 kulla në territorin e ish klubit Partizani.

Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës bëhet një tjetër ndryshim ligjor. Tashmë do të lejohej jo vetëm dhënia me koncesion por edhe privatizimi i plotë në favor të pronarëve, madje duke i dhënë të drejtën atyre që të ndryshonin destinacionin. Ashtu siç në fakt ndodhi në ambientet e ish klubit Partizani, ndërtimi i dhjetërave kullave.

Për të vijuar më dëshmitë gjykata caktoi datën 8 qershor për seancën e radhës, por Ylli Pango tha se do të jetë jashtë vendit. GJKKO rezervoi të drejtën për t’i caktuar një datë tjetër ish ministrit nëse ai nuk do të mundej.

Përveç Pangos e Shqevit në seancën e 8 qershorit janë thirrur për të dëshmuar edhe të tjerë personazhe të rëndësishëm të dosjes. Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, dikasteri i të cilit u angazhua me të gjitha procedurat e privatizimit pritet të japë sqarime. Tetis Lubonja, përgjegjëse në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, që ka deklaruar në SPAK njohjen e vjetër me Jamarbër Malltezin. Ajo së bashku me dëshmitarin tjetër të thirrur për më 8 qershor, Altin Ceni, specialist në AKKP, ishin pjesë e grupit të punës që vlerësuan të ligjshëm kthimin e ish kompleksit “Partizani” Malltezit dhe ish pronarëve të tjerë.

I fundit i thirrur nga GJKKO më 8 qershor por jo më pak i rëndësishmi është Paro Laçi, ish drejtues i Partizanit, për të cilin në dosjen e SPAK thuhet se ka dëshmuar se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. Në intervista televizive Laçi ka thënë se është kërcënuar nga Berisha dhe Malltezi, e madje i kanë ofruar edhe 500 mijë euro që të mbyllte gojën për këtë çështje.

Një çështje që mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet është edhe ajo e dëshmisë së Isa Tares, ish drejtor i klubit Partizani në periudhën kur nisi privatizimi. Në dëshminë e tij të dhënë në SPAK Tare ka thënë se njëri nga ish pronarët i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në territorin e ish klubit Partizani, me kusht që të shprehte dakordësinë e tij që partizani t’i jepej ish pronarëve.

Por, në GJKKO ai nuk është paraqitur për të dëshmuar pasi familja thotë se vuan nga demenca, për të cilën dorëzuan edhe kartelën mjekësore. SPAK ka kërkuar që të merret si bazë dëshmia që Tare ka dhënë në prokurori, por kjo kundërshtohet nga të pandehurit dhe gjykata ende s’ka marrë një vendim.

Dëshmitarët në seancën e 8 qershorit
Ylli Pango- Ish-ministër i Sporteve
Violeta Shqevi- Ish-drejtoreshë në ministrinë e Sportit
Paro Laci- Ish presidenti i Partizanit
Genc Ruli- Ish ministër i Energjetikës
Tetis Lubonja- Përgjegjëse në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave
Altin Ceni- Specialist në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved