Policia ka arritur të nxjerrë nga makina e bërë shosh nga plumbat, viktimat Kreshnik Mujecin dhe bashkëshorten e tij, Gentjana Mujecin. Këta dy të fundit humbën jetën pas atentatit me armë zjarri në Balldren të Lezhës.
Ai së bashkë me kushëririn Jozef Mujeci, janë akuzuar për vrasjen e Genc allias Gent Pjetri, në tetor 2016. Pas një konflikti për motive të dobëta. Jozef Mujeci, asokohe vetëm 21 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ballë Gegë Pjetrin duke e lënë të vdekur, baba i 4 fëmijëve.
Pak ditë para vrasjes, 6 tetor 2016, Jozef Mujeci kishte debatuar më 49-vjeçarin Genc Pjetri, dhe pas një tjetër përballje në Torovicë të Lezhës, i riu e ka qëlluar me armë zjarri. Asokohe ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa dy kushërinjtë e tij, të shpallur në kërkim, Kreshniku u arrestua vetëm një vit më pas në 2017.
Por pas një kalvari nëpër dyert e gjykatave, dy kushërinjtë Mujeci, Jozefi dhe Kreshniku, ende nuk rezultojnë të dënuar për vrasjen e babasë së 4 fëmijëve.
Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës më 27 nëntor 2018 i ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillajt.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Prokuroria bëri rekurs dhe me një vendim të 31 tetorit 2024, Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.





