Policia ka proceduar penalisht sot në 20 prill 33-vjeçarin Emin Kokalari i cili në bashkpunim me portalin bordello Jeta eshtë Qef dhe gazetarin Basir Çollaku, dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Sipas uniformave blu, i riu ka shkruar në rrjetet sociale se kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me SIDA. E.K u procedua penalisht për veprën penale “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


