• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, April 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Të “vrasësh” një njeri të padënuar… në emër të drejtësisë! Si vendosën për jetën e biznesmenit Enver Sheshi gjyqtarja Olldashi dhe prokurori Prençi?

March 25, 2026
in Kryesore, Rekomanduar, Speciale

Enver Sheshi pësoi arrest kardiak në 7 janar 2023 në burgun 313 në Tiranë.

Atij ishte refuzuar ndryshimi i masës së sigurisë në 29 dhjetor 2022, pra 10 ditë para se të ndërronte jetë, nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Avokatja e Enver Sheshit, Edlira Kapllani, kërkoi para se i ndjeri të ndahej nga kjo botë i vrarë me çekiçin e padrejtësisë, ndryshimin e masës së sigurisë, për shkak se më herët, 59-vjeçari ka qenë i dënuar për të njëjtën çështje.

Pra, nuk mund të mbahej me masë sigurie arrest në burg ku asgjëkundi në Kodin e Procedurës Penale, nuk shkruhet se për të njejtën vepër penale mund të arrestohesh një herë, dy herë, tre herë… sa herë të duan ca sharlatan, që guxojnë të përdorin fuqinë e pa kontrolluar që ju kanë dhënë ligjbërësit mediokër dhe qesharakë të Parlamentit Shqiptar.

Biznesmeni Enver Sheshi, i cili vuante edhe nga zemra, nuk bëri ankimim për këtë çeshtje, duke patur besim te drejtësia që do zbatonte ligjin, duke paraqitur me anë të avokates së tij, të gjithë dokumentacionin, se po mbahej në paraburgim padrejtësisht, për të mos thënë gabimisht, për një vepër penale për të cilën e kishte kryer një herë dënimin.

Gjyqtarja e GJKKO-së Ilirjana Olldashi përkundër ankesave nuk e ndryshoi masën, ndryshe nga rasti i Jamarbër Malltezit, ku ajo zbuti masën nga arrest me burg në arrest shtëpie, megjithëse vepra penale e Malltezit ishte nje vepër e rëndë krahasuar me atë të biznesmenit Sheshi, për skemë mashtrimi me TVSH, për të cilën e kishte vuajtur një herë dënimin.

Gjyqtarja nxitoi të bënte detyrën e noteres duke mos pyetur për ligjin dhe duke miratuar kërkesën e prokurorit Prençi, duke i lënë në burg pesë nga dhjetë të akuzuarit për çeshtjen e inceneratorëve të Fierit, sepse pesë të tjerë nuk ishin në Shqipëri dhe duke vulosur vendimin me vdekje të Enver Sheshit.

Mirëpo, deri sot asnjë masë nuk është marrë për rastin e vrasjes së biznesmenit Sheshi, megjithëse Komiteti Shqiptarë i Helsinkit dhe Avokati i Popullit deklaruan, se çeshtja Sheshi do të hetohej nga këto institucione, madje familja deklaroi se do të bënin padi për vrasjen me dashje të familjarit të tyre.

Provat: I ndjeri ishte ri-arrestuar për evazion fiskal në dosjen e inceneratorëve dhe pavarësisht se e kishte kryer dënimin dhe kishte probleme shëndetësore, gjyqtarja Olldashi la në fuqi masën “arrest me burg”, duke çuar në vdekjen e tij në qeli.

Krahasimi: E njëjta gjyqtare, në të njëjtën periudhë, u raportua se zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezin, gjë që shkaktoi debate dhe kërkesa nga SPAK për përjashtimin e saj për konflikt interesi.

Pasojat: Vdekje duke shkelur Kodin e Procedurës penale! Familjarët e Enver Sheshit paralajmëruan kallëzim penal ndaj gjyqtares Olldashi në bashkëpunim me prokurorin Prençi, për veprime të padrejta, për vrasje me dashje, kjo pasi 59-vjeçari kishte bërë disa herë kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg 10 ditë më parë. Ai ishte drejtuar Gjykatës së Apelit për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore por nuk arriti.

Vendimet e dyshimta të gjyqtares Iliriana Olldashi:

Kjo Gjyqtare në korrik të vitit 2018, liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.

Në 2017, gjyqtarja ka liruar nga burgu 19-vjeçaren Elda Tanushi, e cila kishte tentuar të helmonte vjehrrën. E liroi me arsyetimin se e akuzuara ishte e stresuar.

I njëjti çekiç lehtësoi pozitat për Jamarbër Malltezin, shëndoshë si molla, por i dyshuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Përse heshtin Komiteti i Helsinkit, Avokati i Popullit, ILD dhe kush po tenton t’ia mbyll gojën familjarëve? Po shteti pse hesht për një krim kaq madhor me çekiçin e drejtësisë dhënë në dorë të kasapëve që i vrasin njerëzit sikur të ishin pula dhe as nuk kërkojnë ndjesë… më fal se të vrava!/Ekskluzive.al

Next Post

Faksimile/ Matematika e përmbysur e meritokracisë, publikohet shkresa si u zgjodh kreu i BKH: Joni Keta në fund të renditjes

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

RMV ul çmimin e karburanteve, Mickoski: Jemi më të lirët në rajon, fqinjët po vijnë të furnizohen tek ne

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved