Një moment tensioni u shënua gjatë protestës para Kryeministrisë, kur një prej pjesëmarrësve përdori fjalor të rëndë dhe ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
Situata zgjati vetëm pak çaste, pasi protestues të tjerë ndërhynë menjëherë dhe i morën mikrofonin, duke ndërprerë fjalimin dhe bërë të qartë se duan revolucion, por pa ofendime.


