• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

U futën në shpellën nënujore dhe nuk dolën më, çfarë dihet për tragjedinë e 5 italianëve në Maldive

May 16, 2026
in Bota, Kronike

Italia është tronditur nga tragjedia e rëndë në Maldive, ku pesë shtetas italianë humbën jetën gjatë një ekspedite zhytjeje në një shpellë nënujore, në një aksident që konsiderohet ndër më vdekjeprurësit e viteve të fundit në këtë arkipelag.

Ngjarja ndodhi në atollet Vaavu, rreth 90 minuta larg kryeqytetit Male. Grupi i turistëve italianë po eksploronte shpella nënujore në një thellësi prej 50 deri në 60 metrash, por nuk u kthye më në sipërfaqe në orarin e parashikuar. Alarmit iu përgjigjën menjëherë autoritetet vendase dhe Forcat Kombëtare të Mbrojtjes së Maldiveve, që nisën një operacion të madh kërkimi.

Mes viktimave janë Monica Montefalcone, 51 vjeçe, profesore e Ekologjisë dhe Biologjisë Detare, vajza e saj 23-vjeçare Giorgia, dy studentë të saj rreth 30 vjeç dhe instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti. Universiteti i Gjenovës konfirmoi se viktimat kishin lidhje akademike dhe profesionale me institucionin.

Montefalcone ishte një emër i njohur në fushën e shkencave detare. Ajo kishte ndërtuar karrierën mbi studimet për ndikimin e aktivitetit njerëzor dhe ndryshimeve klimatike në ekosistemet detare, me fokus të veçantë te konservimi dhe hartografia nënujore. Profesorja ishte shfaqur disa herë edhe në programe televizive shkencore në Itali.

Deri tani është gjetur vetëm trupi i saj. Sipas autoriteteve në Maldive, trupi u lokalizua brenda një shpelle në rreth 60 metra thellësi. Katër zhytësit e tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në pjesë të tjera të së njëjtës shpellë, e cila shtrihet për më shumë se 200 metra nën ujë.

Operacioni i kërkimit po zhvillohet në kushte shumë të vështira. Deti i trazuar dhe moti i keq kanë penguar ndërhyrjet, ndërsa në zonë u lëshua alarm për fenomene të rrezikshme atmosferike. Roja bregdetare dhe ekipet e specializuara vijuan kërkimet gjatë gjithë natës dhe mëngjesit të së premtes, ndërsa zhytës profesionistë u përfshinë në operacion për të lokalizuar hyrjen e saktë të shpellës.

Paralelisht me hetimet në Maldive, edhe Prokuroria e Romës ka nisur procedurat për të zbardhur rrethanat e tragjedisë. Autoritetet italiane po presin raportet zyrtare nga konsullata dhe strukturat vendase për të përcaktuar hapat e mëtejshëm hetimorë.

Sipas skenarëve të parë që po hetohen, tragjedia mund të jetë shkaktuar nga kombinimi i kushteve ekstreme të motit, rrymave të forta nënujore, problemeve me përzierjen e oksigjenit në bombolat e zhytjes ose humbjes së orientimit brenda shpellës së thellë. Edhe pse rregulloret lokale lejojnë zhytje deri në 30 metra, profesionistët e kësaj fushe shpesh zbresin shumë më thellë gjatë ekspeditave teknike.

Next Post

VIDEO/ Gara hapëse e sezonit, përleshje mes inxhinierëve të Lamborghinit dhe Audit në botën e motosportit

Bisedat në SKY ECC i nxjerrin zbuluar! Bosi i madh italian i kokainës në vështirësi pas humbjeve të mëdha: Shqiptarët po më shkatërrojnë!

Rama nga Estonia: U desh ardhja në pushtet e Trump dhe agresioni në Ukrainë i Putinit që Europa të zgjohej

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved