• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Veliaj ankimoi masën e arrestit si antikushtetuese! Sot pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

May 20, 2026
in Aktualitet, Kronike

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së

Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura mbi bazë dokumentesh dhe pa praninë e palëve. Kërkesa e Veliajt vjen në një kohë që Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë rishikuan një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij.

Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron se standardet e një gjykimi të drejtë ndaj tij janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykata, sipas Veliajt, e ka paragjykuar atë për rrethin shoqëror, statusin dhe pozicionin, por jo duke pasur prova për shkeljet e pretenduara.

Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme, e cila ka dorëzuar argumentet e saj, këmbëngul se dyshimi i arsyeshëm është vërtetuar edhe nga gjykatat, ndërsa fakti që ka bashkëpunuar edhe me të tjerët e ka rënduar pozitën e Veliajt. Sipas SPAK-ut, fakti që Veliaj është në detyrë përbën arsye të mjaftueshme për ndikim tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Po ashtu, sipas prokurorëve, veprat penale për të cilat Veliaj akuzohet rezultojnë të vërtetueshme nga një sërë provash konkrete.

Ndryshe nga sa Veliaj ka ngritur si shkelje, Prokuroria thotë se të gjitha vendimet e Gjykatave të Posaçme janë në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo është hera e dytë që Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pasi në janar të këtij viti ai u rikthye në detyrë nga Kushtetuesja, pasi ishte shkarkuar nga Këshilli Bashkiak. Kushtetuesja tha aso kohe se shkarkimi i Veliajt ishte tërësisht jokushtetues, pasi e gjithë procedura ishte bërë në shkelje, duke mos i dhënë mundësi atij të dëgjohej.

Ndërkohë, kjo është çështja e parë që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese për një person i cili është kryetar bashkie dhe ndodhet në burg njëkohësisht.

Next Post

Edison Ypi: Edi Rama dhe Sali Sudja

Gazetari Adriatik Doci: Pse Malltezi, Berisha, Meta mund të thonë versionin e tyre për akuzat nga SPAK, por Karçanaj jo?

Caktohet trupa gjykuese për të dhe Kryemadhin! Meta: SPAK s’ka provuar asnjë shkelje ndaj meje, proces politik!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved