• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vendimet në errësirë ka probabilitet të jenë të padrejta, Ndreca: Veliaj ka pritur 15 muaj që të japë argumentet e tij, por tani papritur mbyllen frëngjitë!

May 13, 2026
in Aktualitet, Kronike

Dje në Top Story, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca, ka përsëritur edhe një herë kërkesën për transparencë në procesin gjyqësor. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që gjyqi për çështjen Veliaj të jetë i hapur për publikun, në mënyrë që të gjithë të dëgjojnë argumentet e tij.

Ai tha se Veliaj ka pritur 15 muaj për të dhënë deklarimet e tij dhe se tani që erdhi momenti që ai të flasë, papritur gjykata mbyll “frëngjinë” dhe do të bëjë një proces në errësirë, me dyer të mbyllura.

“E kanë çuar Erion Veliajn aty, nuk ka shkuar me dëshirën e vet. E ka çuar prokurori aty ku është dhe e ka vënë në atë pozicion. Erion Veliaj do të japë argumentet e tij. Ka pritur 15 muaj, çfarë s’ka dëgjuar në publik për veten e tij, për bashkëshorten e tij dhe çdo version të mundshëm të dalë nga frëngjitë e Prokurorisë. Tani, kur është momenti që ne të japim argumentet tona, frëngjitë mbyllen. Tani u dashka mbyllje, duhet errësirë, dhe unë e kam thënë edhe në gjykatë dhe po e përsëris: dezinfektanti më i mirë i çdo procesi gjyqësor është drita. Ne jemi aty për t’i nxjerrë publikut gjithë argumentet dhe për të bërë diferencën e arguementeve të Prokurorisë me argumentet tona. Gjykatat janë subjekte publike të cilat kontrollohen nga qytetarët. Gjykatat kanë legjitimitet vetëm kur krijojnë besim te publiku. Vendimet e mbyllura, vendimet në errësirë, jo vetëm që kanë probabilitetin shumë të lartë që janë të padrejta, por krijojnë edhe mungesë besimi në përgjithësi për sistemin e drejtësisë”, tha Ndreca.

Ai sqaroi gjithashtu se politikanët janë njerëz me mbështetje në publik dhe se vajtja e mbështetësve të Veliajt në gjyq është diçka normale.

“Erion Veliaj ka marrë 160 mijë vota. Askush nuk e ndalon një mbështetës të Erion Veliajt të shkojë në gjyq, të ndjekë gjyqin dhe të besojë se ai është i pafajshëm. Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar domosdoshmërisht live kamerat në kuptimin që të jenë televizionet, por sinjalin, siç e ka Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka sinjalin e vet dhe e mbyll sinjalin kur vlerëson që nuk duhet të transmetohet. Në fakt pyetja është: Pse nuk respektohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë? Pse nuk bëhen të hapura gjyqet dhe fakti që një politikan do të tregojë përpara qytetarëve që e kanë votuar ose jo, pra edhe para atyre që nuk e kanë votuar, do të tregojë mbrojtjen, argumentet e tij juridikë është një gjë shumë pozitive. Nuk ka asgjë të keqe dhe pse duhet t’i druhet gjykata dhe pse duhet interpretuar menjëherë si spektakël. Ku është spektakli këtu?”, tha Ndreca.

Next Post

Eurovizioni 2026/ Nata e sotme u çel me një mesazh prekës

Vend i dështuar, kërkon ndihmë! Trump njofton bisedime me Kubën

Përqafime dhe lule: Ana e butë e Putinit bëhet virale kur takon mësuesen e tij të gjermanishtes

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved