• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Si top kristali! NASA publikon videon e astronautëve të Artemis II duke luajtur me një pikë uji

May 12, 2026
in Kuriozitete

Ndërsa kaluan në anën e errët të Hënës duke vendosur rekord për distancën më të largët të përshkuar ndonjëherë, astronautët e NASA-s gjetën edhe kohën për t’u argëtuar në mungesën e gravitetit në hapësirë.

Një video tregon ekipin e Artemis II duke eksperimentuar me një pikë uji brenda kapsulës Orion. Uji shihet duke formuar një sferë të përkryer ndërsa pluskon nëpër kabinë.

Jeremy Hansen, i cili nuk kishte qenë kurrë më parë në hapësirë para këtij misioni historik, shikon përmes sferës, e cila ia përmbys imazhin kokëposhtë.

Ai e “kap” pikën e ujit që tashmë i përngjan një flluske, me një pipëz përpara se ta “lëshojë” sërish në mikrogravitet.

“Gjatë misionit Artemis II, astronautët kaluan një kohë argëtuese duke luajtur me ujin në mungesën e gravitetit në hapësirë,” shkruan NASA krah videos. “Artemis II ishte fluturimi i parë në hapësirë për astronautin e Agjencisë Hapësinore Kanadeze, Jeremy Hansen kështu që shokët e tij të ekuipazhit i mësuan shumë rreth fizikës së ujit në hapësirë.”

Në Tokë, uji që nuk ndodhet në një enë shtrihet në formën e një pellgu për shkak të gravitetit.

Megjithatë, në hapësirë, uji mblidhet në një sferë të përkryer sepse molekulat në sipërfaqe tërheqin njëra-tjetrën njësoj në të gjitha drejtimet, pa asgjë që ta rrafshojë atë.

Një sferë është forma me sipërfaqen më të vogël të mundshme për një vëllim të caktuar që do të thotë se kur graviteti është i dobët ose mungon, tensioni sipërfaqësor e mbledh ujin në formën e një topi.

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor kanë kryer gjithashtu eksperimente me ujë, përfshirë shtrydhjen e një cope të lagur për të treguar se si uji rrjedh përgjatë sipërfaqes së saj dhe “ngjitet” në dorën e astronautit.

Astronautët e Artemis II tani janë kthyer në Tokë prej një muaji, pas udhëtimit të tyre 10-ditor që i çoi 406,771 kilometra larg Tokës.

Udhëtimi i tyre rreth Hënës dhe kthimi theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga misioni Apollo 13.

Gjatë fluturimit pranë Hënës, astronautët gjithashtu emërtuan dy kratere të reja të zbuluara në sipërfaqen hënore, përfshirë një të quajtur Carroll, në kujtm të bashkëshortes së ndjerë të komandantit të misionit, Reid Wiseman.

Next Post

Hekurudha Tiranë-Durrës: Hapet tenderi 15.7 mln euro për zgjatimin e shinave me 4 km deri te stacionin kryesor në fund të bulevardit të ri në Tiranë

Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën

Trump udhëton drejt Kinës për marrëveshje tregtare mes krizave globale, luftës në Ukrainë dhe përplasjeve me Iranin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved