• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Skandali i përgjimeve të politikanëve dhe gazetarëve në Greqi: Kryeprokurori Tzavelas refuzon të rihapë çështjen dhe të japë shpjegime në Parlament

May 20, 2026
in Diaspora

Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë në Greqi, Konstantinos Tzavellas, pritet të refuzojë paraqitjen në Parlament për të dhënë shpjegime mbi vendimin e tij për të mos rihapur hetimet për përgjimet e zbuluara në vitin 2022, kur telefonat e politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve u infektuan me programin spiun Predator

Sipas mediave greke, Tzavellas do t’i dërgojë një letër Komisionit për Institucionet dhe Transparencën, ku do të argumentojë se paraqitja e një zyrtari të drejtësisë në Parlament për të komentuar një vendim gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Ai ishte thirrur së bashku me kreun e shërbimit sekret grek EYP, Themistoklis Demiris, në mbledhjen e 20 majit, pas kërkesës së partive opozitare. Debati lidhet me vendimin e Tzavellas në prill për të mos rihapur çështjen e arkivuar me argumentin se provat e reja të paraqitura në një gjykatë më të ulët nuk përbëjnë element të ri hetimor.

Në shkurt, një gjykatë greke dënoi me burg katër biznesmenë të lidhur me kompaninë izraelite “Intellexa” dhe urdhëroi nisjen e pesë hetimeve të reja mbi skandalin, përfshirë dyshime për spiunazh. Nuk është hera e parë që drejtues të lartë të drejtësisë në Greqi refuzojnë kërkesat parlamentare për të dëshmuar mbi skandalin e përgjimeve.

Në fund të prillit, Dhoma e Avokatëve të Athinës kërkoi dorëheqjen e kryeprokurorit, me një vendim të mori shumicë votash, duke e akuzuar për devijim institucional. Çështja lidhet me një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit në Greqi, ku në vitin 2022 u zbulua se disa figura publike ishin përgjuar përmes një programi të sofistikuar që lejon kontroll të plotë të komunikimeve.

Mes personave që pretendojnë se janë përgjuar është edhe lideri i PASOK, Nikos Androulakis, i cili ka reaguar duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar pas vendimit për të mos rihapur çështjen. Opozita në Greqi akuzon qeverinë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për përfshirje në përgjime përmes shërbimeve inteligjente, ndërsa qeveria i mohon këto akuza dhe këmbëngul se nuk ka lidhje me programin “Predator”.

Next Post

Sot në GJKKO ish-ministri Pango dhe ish-drejtoresha Shqevi! Si u ndryshua me urgjencë ligji që i hapi rrugë privatizimit, Berisha: Ambientet sportive t’u kalojnë pronarëve

Veliaj ankimoi masën e arrestit si antikushtetuese! Sot pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Edison Ypi: Edi Rama dhe Sali Sudja

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved