• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sot në GJKKO ish-ministri Pango dhe ish-drejtoresha Shqevi! Si u ndryshua me urgjencë ligji që i hapi rrugë privatizimit, Berisha: Ambientet sportive t’u kalojnë pronarëve

May 20, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Në seancën e sotme në GJKKO, duke filluar nga ora 15:00, do të dëshmojnë dy personazhe të rëndësishëm të dosjes së Aferës “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë. Për të dëshmuar janë thirrur ish ministri i Sporteve në periudhën 2007-2009 Ylli Pango, dhe Drejtoresha e Sporteve atëherë në këtë dikaster, Violeta Shqevi.

Ata janë dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), që synon të zbardhë se si të dy u vunë në dispozicion të urdhrave të Berishës për të bërë gjithçka për privatizimin e “Partizanit”, që dhëndri i Berishës Malltezi të ndërtonte 19 kulla dhe të përfitonte minimalisht 5.4 milionë euro.

Por çfarë thuhet në dosjen e SPAK për rolin e Pangos dhe Shqevit
Ylli Pango u emërua ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në mars të vitit 2007 dhe e mbajti këtë detyrë deri në pranverën e vitit 2009, në periudhën më intensive të privatizmit të ish klubit Partizani, proces që kishte nisur me intensitet që në 2005-n, vetëm 2 muaj pasi Berisha kishte ardhur në pushtet.

Në dosjen “Partizani”, roli i ish-ministrit Pango lidhet me ndryshimet ligjore të vitit 2008 për “Ligjin për Sportin”, të cilat i hapën rrugë privatizimit dhe ndryshimit të destinacionit të pronave të klubit.

Ligji për sportin parashikonte në atë kohë në nenin 31 të tij se “objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr. 7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.

Pra, edhe pse familjet tashmë ishin bërë pronare të truallit nuk mund ta ndryshonin destinacionin. Madje fillimisht ato kishin rëndë dakord që të vijohet aktiviteti sportiv i klubit partizani, thuhet qartë në dosjen e SPAK.

Pra, deri në këtë moment, e vetmja mundësi për vijimin e procedurave të privatizmit ishte që pronarët të gëzonin të drejtën e parablerjes, duke mos ndryshuar destinacionin.

Por ndërkohë, Ylli Pango si ministër i Sporteve kishte sjellë në qeveri një ndryshim ligjor, siç duket në padijeni të këtij synimi nga familja Berisha.

Më 8 maj 2007 ai e përcjell ndryshimet e ligjit, ku më e rëndësishmja është heqja e mundësisë së privatizimit të objekteve sportive. Konkretisht, projektligji i propozuar, në nenin 31 të tij, parashikonte ndryshimin si vijon: “Objektet sportive jepen me koncension, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr. 9663 datë 18.12.2006 “Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.

Pra fjala privatizim hiqet. Relacioni që shoqëron këtë projektligj, e pasqyron qartë ndër të tjera: Është hequr dispozita për privatizimin e objekteve sportive. Objektet sportive të rëndësisë së veçantë janë publike, pronë e shtetit. Këto objekte përdoren lehtësisht për nevoja publike nga organizatat sportive.

Ligji kalon 8 ditë më pas në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, sicc duket i pavënë re se sa do të ndikonte te privatizimi i klubit Partizani.

Ligji shkon në parlament dhe madje në procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Edukimit, përfaqësuesja e ministrisë, drejtoresha për sportet Violeta Shqevi e thotë qartë para deputetëve se “Është hequr dispozita për privatizimin e objekteve sportive”. Ligji u miratua në Kuvend dhe hyri në fuqi më 21 nëntor 2007.

Një amendament që e bënte të pamundur realizimin e projektit të pasurive të paluajtshme të Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashi mbi truallin e klubit sportiv Partizani.

Por vetëm një muaj e gjysmë më pas, më 4 janar 2008 Ministri i Turizmit dhe Sporteve Ylli Pango “e harron” ligjin që vetë e propozoi.

“Ministri Ylli Pango, duket se ka vepruar tërësisht në kundërshtim me nenin 31 të ligjit për sportin, i ndryshuar mbi bazë të vetë propozimeve të tij, kur me shkresën Nr. 12248/1 Prot dt 04.01.2008 shprehet dakort për privatizimin e Klubit Shumësportësh “Partizani” dhe kjo shkresë i Drejtohet METE, me Ministër Z. Genci Ruli, i cili miratoi proivatimin”, evidenton SPAK në dosje.

Pra Pango e bëri të paligjshëm privatizimin e ambienteve sportive, ndërkohë që e shkeli vetë këtë ligj, duke dhënë “ok” për privatizimin e “Partizanit”. Se si do ta shpjegojë në gjykatë këtë fakt mbetet për t’u parë.

Por sido që të jetë ligji “duhej rregulluar”. Meqë neni 31 ndalonte privatizimin, për ta zhbërë edhe këtë pengesë qeveria e Berishës propozon edhe një tjetër ndryshim ligjor.

“Këshilli i Ministrave, me VKM nr. 906 datë 18.06.2008, e nënshkruar nga Kryeministri Sali Berisha, dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango, depozituar në Kuvend me nr. 2344 date 02.07.2008, ripropozon ndryshime në ligjin nr. 9376 date 21.04.2005 “Per sportin” të ndryshuar, ndryshime këto të miratuara me ligjin nr. 9963 date 21.07.2008. Sipas këtyre ndryshimeve, neni 31 rindryshohet në këtë mënyrë: Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncesion me kusht që të mos ndryshojë destinacioni. Ky ndryshim i fundit është botuar në fletoren zyrtare më 01.08.2008, duke hyrë në fuqi më datë 16.08.2008″.

Pra, një ndryshim ligjor “i qepur si kostum” pikërisht për Malltezin dhe të tjerët që tashmë ishin bërë pronarë të një ambienti sportiv, ndërkohë që hapat e shpejtë për privatizim vijonin. Vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për propozimin e këtyre ndryshimeve, ekspertët Elbira Aliaj dhe Sali Preçi, përgatisin më datë 19 qershor 2008, raportin e vlerësimit për Klubin e Futbollit “Partizani”.

Interesante për këtë ndryshim të ri të ligjit, është mbledhja që vendosi kalimin e tij në Këshill të Ministrave. Më18 Qershor 2008, Berisha akuzon indirekt ish-vartësin e tij Ylli Pango, se më propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive.

Në vend të Pangos në mbledhje ishte zv. ministri Ekrem Spahia, i cili jep mendimin e tij kur thotë se e shikon të paarsyeshëm faktin se i njëjti nen i ligjit ndryshohej dy herë brenda pak muajve.

Por Berisha i përgjigjej ashpër: “Ta them unë pse bëhen. Sepse ai amendim ishte një lobing i turpshëm që ishte bërë në kurriz të pronarëve (…) Kur ka pronarë sigurisht që privatizohet (…) Që të gjitha t’i marrin pronarët. Nuk ekzistojnë më stadiume brenda qyteteve si në Tiranë. (…) Duhet të keni parasysh një gjë që ndryshime të tilla nuk duhet të bini më në qeveri. Unë mbeta shumë i zhgënjyer.

Pra, Sali Berisha jo vetëm ishte i përfshirë personalisht, por ishte plotësisht dakord që në vend të objekteve sportive pronarët e tokave mund të ndërtonin pallate. Sidomos të dhëndrit të tij.

Se çfarë do të thotë Ylli Pango në dëshminë e tij në GJKKO dhe si do ta shpjegojë këtë apo edhe të tjera episode mbetet për t’u parë në seancën e cila nis sot duke filluar nga ora 15:00.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Next Post

Veliaj ankimoi masën e arrestit si antikushtetuese! Sot pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Edison Ypi: Edi Rama dhe Sali Sudja

Gazetari Adriatik Doci: Pse Malltezi, Berisha, Meta mund të thonë versionin e tyre për akuzat nga SPAK, por Karçanaj jo?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved