• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Afera me inceneratorin e Elbasanit: Gjykata e Lartë palë me GJKKO dhe SPAK! Lë në fuqi dënimet për Lefter Koka, Alqi Ballko e 7 të dënuarit e tjerë që i kanë shlyer me paraburgim

May 20, 2026
in Aktualitet, Kronike

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për inceneratorin e Elbasanit për dënimet me burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe 8 të tjerët, tashmë të shlyera nga të gjithë.

Apeli dënoi Lefter Kokën me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj, ndërsa Alqi Bllako u dënua me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.

Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg dhe, me gjykim të shkurtuar, iu caktuan 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe, me gjykim të shkurtuar, iu caktuan 4.8 vite. Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe, me gjykim të shkurtuar, iu caktuan 2.8 vite heqje lirie. Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin, që u dënua me 2 vite burg, dhe Serafin Papa me 1.4 vite burg.

Vendimi u dha po nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

Por ish-ministri Koka, do të duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur edhe 6 muaj burg për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Për impiatin e Tiranës, Lefter Koka u gjykua në masë arresti me burg, dhe u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për “shpërdorim detyre”, me gjykim të shkurtuar. Gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurisë, duke pasur me lirimin e ish-ministrit nga qelia, pasi vlerësoi se dënimi ishte shlyer përmes kohës së kaluar në paraburgim. Megjithatë, Apeli e rrëzoi këtë pjesë të vendimit, vetëm në lidhje me shuarjen e masës së sigurisë, duke bërë që Koka të rikthehet në burg për të vuajtur edhe 6 muaj të tjerë.

Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021, fillimisht për inceneratorin e Elbasanit, por gjatë hetimeve u gjet përgjegjës edhe për impiantet e Fierit dhe Tiranës,

Ai u lirua nga qelia në dhjetor të vitit 2025, pasi për Elbasanin fitoi lirinë me kusht, për Fierin kishte kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit, ndërsa për Tiranën GjKKO e vlerësoi dënimin të shlyer gjatë kohës së paraburgimit

Dy inceneratorët, i Elbasanit dhe i Tiranës janë vulosur me vendim të formës së prerë, ndërsa të Fierit, Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apelin e GJKKO-së.

Next Post

Erion Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës "arrest në burg": Mbyllet pa vendim seanca në Gjykatë Kushtetuese

Tallje publike, SPAK hesht! Zvarritet gjyqi për aferën Partizani: Mungon avokati i Bektashit, shtyhet seanca më 8 Qershor!

Mungesa e reflektimit për dështimet e Reformës në Drejtësi mund ta vrasin atë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved