• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Çfarë ke veshur, fund”? Ceo kinez Hongping Xiao bënte gili-vili me gratë e Bankersit pasi mbyllte pazaret me pasurinë e shqiptarëve

April 21, 2026
in Dosja X

Administratori dhe pronari në letra i Bankers Petroleum Hongping Xiao rezulton kordinator i skemës së zhvatjes së pasurisë nëntokësore shqiptare, përmes fryrjes së shpenzimeve me faturime fiktive, manipulimit të bilanceve, fshehjes së kontratave, vjedhjes me skemën e TVSH-së, shmangies së taksave, blerjes së mediave, pastrimit të parave etj. Të ardhurat e kompanisë zhvatëse nga nafta janë rreth 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet rreth 7 miliardë euro. Kinezi Hongping Xiao, i arrestuar disa ditë më parë, ka kontribuar për krijim e kësaj grope financiere.

Pasi ndante detyrat dhe mbyllte pazaret e radhës, Hongping Xiao-n i pëlqente të bënte gili-vili me zonjat dhe zonjushat e Bankersit, disa nga të cilat paguheshim me mbi 10 mijë euro në muaj. Nga përgjimet e reflektuar në dosjen e prokurorisë, del në pah karakteri i Hongping Xiao jo vetëm si një hajdut i frikshëm, por edhe ‘qejfli’. Xiao i pyeste në telefon gratë dhe vajzat e Bankersin se çfarë kishin veshur, fund apo pantallona.

Në 24 prill 2025, hajduti i madh kinez Hongping Xiao bisedon në telefon me zonjën Doina Goga, pjesë e departamentit ligjor të Bankers. Pasi bisedojnë për raportin me median, pazaret, shantazhet dhe kontratat për të mbuluar të vërtetën, Xiao e pyet zonjën Goga se çfarë ka veshur dhe nëse ka veshur fund. Goga i përgjigjet se ka veshur kostum.

Ndërkaq, në dosjen hetimore në pah del zonja Flavia Capo (Dhima), si personazhi kyç që fshihte dhe manipulonte të dhënat financiare të Bankers, në funksion të mashtrimit të madh, fryrjes së shpenzimeve dhe devijimit të fitimeve. Flavia Capo (Dhima) ka ushtruar prej vitesh funksionin e drejtoreshës së Kontrollit Financiar pranë Bankers Petroleum Albania.

Sipas dosjes, e cila duhet të shërbejë si një provë për SPAK-un, Flavia Capo ka manipuluar prej vitesh të dhënat financiare të kompanisë Bankers, në funksion të skemës së vjedhjes së madhe nga një çetë hajdutësh kinezë dhe shqiptarë. Zonja paguhej me 13 mijë euro në muaj nga Bankers.

Flavia bashkëpunonte me shefin e financës së “Bankers Petroleum Albania”, Ardit Keron, ish bashkëshorti i Arbana Osmanit, për t’i fshehur Tatimeve kontratat korruptive të Bankers me kompanitë që përdoreshin nga kinezët për të vjedhur paratë. Pas Hongping Xiao dhe Lonit, Kero konsiderohet me rolin më të rëndësishëm në skemën e mashtrimit të madh.

Qindra milionë euro ndaheshin mes kinezëve dhe shqiptarëve. Kinezët i përvetësonin paratë përmes një rrjeti kompanish fantazmë, të regjistruara jashtë vendit, të cilat lëshonin fatura fiktive për Bankers. Hajdutët shqiptarë i përvetësonin paratë me të njëjtën formë, por me kompani fantazmë brenda vendit.

Diona Goga dhe Majlinda Thana kanë bashkëpunuar me Flavia Capon për të zbatuar skemën e mashtrimit të madh financiar nga Bankers. Zonjat rezultojnë të besuara për ‘ustallarët’ e Bankersit.

Dallaveret financiare nuk mund të finalizoheshin pa dorën e Matilda Ibraliut, me detyrë menaxhere finance pranë Bankersit. Zonja Ibraliu rezulton ‘fabrika’ e faturave fiktive të Bankersit për vjedhjen e qindra milionë euro.

Next Post

Grup kriminal në Tatime?! A është Elird Qendro sekseri që mbledh gjobat e taksidarit Elton Karapici?

Pastrim parash dhe korrupsion! Çfarë e lidh Erion Isufin me Endri Pukën e aferës Bankers? Aktiviteti i bashkëshorteve, disa transaksione dhe dy dosje në SPAK

Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë: Merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit dhe një takim ‘"kokë më kokë" me Mitsotakis

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved