• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

I shpëtoi SPAK-ut, Lad Kosta do ndërtojë kullë në vend të Shkollës 1 Maji bashkë me Mond Lekën e pastrimit të parave

May 1, 2026
in Dosja X

Shqipëria është një vend i vogël, ku të gjithë njihen me njëri – tjetrin, kanë lidhje familjare, miqësore, partiake, apo edhe për biznes. Por, po këta individë marrin vendime të ndryshme, njëherë duke i favorizuar e herën tjetër duke i goditur, madje me dëme të mëdha. E tillë është edhe marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetit Vladimir Kosta, i cili njihet si pronar i Sky Tower në Tiranë.

Nëse më parë të dy kanë qenë pjesë e të njëjtës forcë politike, tashmë marrëdhënia e tyre është politikë – biznes, pasi Kosta ka edhe një firmë ndërtimi, të quajtur “Lani”. Disa muaj më parë, fatet iu kryqëzuan në një aksion që ndërmori IKMT-ja në Sauk, teksa ruspat e atij Inspektoriati i prishën Lad Kostës disa vila, të cilësuara pa leje. Më pas, ish-deputeti tha se kishte leje dhe se volumi i përgjithshëm korrespondonte me dokumentet, por tashmë ishte tepër vonë, teksa zgjidhja e vetme mbetet gjykata.

Ndërkohë, në vitin e fundit, kryeministri Edi Rama ka vendosur emrin dhe firmën, si kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, në një leje tjetër ndërtimi, ku është e përfshirë edhe kompania “Lani” e Lad Kostës. Bëhet fjalë për një kullë plot 19 kate në hyrje të lagjes “Ali Demi”, ngjitur me shkollën 9–vjeçare “1 Maji”.

Emrat e të dyve janë sërish në të njëjtin dokument, ku kryeministri duket se ka amnistuar ish deputetin. Në këtë leje përcaktohet se, jepet leje ndërtimi për objektin “strukturë administrative 19 kate ‘Union Bank – Hq Albania’, me vendndodhje në Bulevardin ‘Bajram Curri’ me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Union Bank’, ‘Auto City’, ‘Arch Investor’ dhe me subjekt zhvillues ‘Lani’ shpk” thuhet në këtë dokument.

Vox News ka mësuar se, kompania “Lani” ka si pronar Lad Kostën me 70 % të aksioneve dhe kunatin e tij Mirton Lika me 30 % të aksioneve, teksa firma është themeluar 31 vite më parë. Në këtë projekt, kompania është ndërtuese, teksa mësohet se një pjesë e truallit ka qenë në pronësi të ish-deputetit, i cili ka lidhur marrëveshje me Edmond Lekën.

Disa muaj më parë, Vox News publikoi dokumentet e këtij projekti, ku rezulton se kulla do të marrë një pjesë të rrugës dhe të shkollës “1 Maji”, për t’i përdorur për ambiente për godinën shumëkatëshe. Në dokumentet shoqëruese, shkruhet se sipërfaqja bruto u ndodhet edhe projekti është 3.26 hektarë.

Më tej citohet se funksionet e parashikuara janë selia e një prej bankave më të rëndësishme shqiptare. 10 katet e para janë për ëprdorim ekskluziv të zyrave, ndërkohë që katet e fundit janë projektuar për të pritur funksione të një natyre më informale, bar\tarracë qiellore e përrdorshme për ngjarje të çdo lloji.

Nga fotot e projekteve të mëvonshme rezulton se projekti i kullës prek hyrjen për në lagjen “Ali Demi”. Madje, prek edhe një territor të shkollës “1 Maji”, si dhe statujën e Heroit të Popullit Ali Demi. Madje, prek edhe fjalët “Ali Demi” që janë në fakt hyrja për në lagje. Pra, do të ndryshojë rruga, shkolla, sheshi dhe statuja vetëm e vetëm që të jepej leja për një tjetër kullë. /Voxnews

Next Post

Dy ish drejtorë të Klubit Partizani fundosin Berishën me dhëndrin që në seancë: Na ofruan pazar për privatizimin

Kunati i Lul Bashës, Erion Isufi dhe bashkëshortja e tij Stela Dhami pastrim parash: Blenë me 2 mijë euro m2 te Parku i Liqenit dhe shitën me 5 mijë euro! Dhjetëra milionë euro pasuri dhe llogari bankare

Pse Pëllumb Salillari qëndron prapa kundërvënies së Elisa Spiropalit ndaj Edi Ramës? Ortakëria e kamufluar dhe pazaret e fshehta

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved