Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedonië e Veriut Ali Ahmeti i cili po merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë ka pasur sot një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ahmeti duke postuar në rrjete sociale pamje nga takimi.
Ai njofton se biseda ka qenë e hapur për çështje me interes të përbashkët si bashkëpunimi dhe ruajtja e vlerave kombëtare
“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama. Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët” shkroi ai në rrjete sociale
Takimi vjen në kuadër të aktiviteteve të Samitit të Diasporës, ku marrin pjesw shqiptarë nga 38 vende të botës





