Nëse do të ishte gjallë, sot Shpat Kasapi do të festonte 41-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor, bashkëshortja e tij, Selvije Jaho, ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen për humbjen e tij, pesë muaj pas ndarjes nga jeta.
Përmes fjalëve të saj, ajo shpreh dhimbjen e madhe që mbart në shpirt, teksa kanë kaluar tashmë pesë muaj pa të. Në një ditë që dikur shënohej me buzëqeshje dhe festë, këtë herë mungon ai që ishte qendra e gjithçkaje. Ajo rrëfen me trishtim pamundësinë për të qenë bashkë, për të fryrë qirinjtë e tortës si dikur, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të dhimbshëm.
Po ashtu ajo ka zbuluar se biri i tyre Roel ka filluar të thërrasë “babi”, një fjalë që Shpati për fat të keq nuk pati kohën e mjaftueshme ta dëgjonte, pasi Zoti kishte rezervuar një tjetër fat për të.
“Sot është dita jote. Ti nuk je larg je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtes. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndjej si shenjë nga ti. Roeli po thotë “Daddy”…dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona”, shkruan ajo.





